Kryetari i Partisë Lulzim Basha mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha shkruan se gjatë këtyre 8 vite nën qeverisjen e Ramës, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse një dështim.
Sipas kryedemokratit, Rama nuk duket të bëjë asnjë premtim, pasi nuk mund t’i mbajë. Nisur nga kjo, ai shprehet se zgjidhja është ardhja e PD-së në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit.
“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin. Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha.e.su./abcnews.al