Basha: 50 ditë deri më 25 prill, Shqipëria e fundit për të ardhurat për frymë në Europë

schedule09:03 - 5 Mars, 2021

schedule 09:03 - 5 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të reagimeve të tij në lidhje me dështimet siç i quan ai të qeverisë Rama thekson se Shqipëria ndodhet 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit .

Basha shtron pyetjen se si renditet Shqipëria për të ardhurat për frymë krahas vendeve të Europës.

Ndërkohë thekson se Shqipëria është e fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Edhe këtë, Basha ia faturon Ramës si një nga 100 dështimet e tij si kryeministër në 8 vite. e.su./abcnews.al