Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të reagimeve të tij në lidhje me dështimet siç i quan ai të qeverisë Rama thekson se Shqipëria ndodhet 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit .
Basha shtron pyetjen se si renditet Shqipëria për të ardhurat për frymë krahas vendeve të Europës.
Ndërkohë thekson se Shqipëria është e fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Edhe këtë, Basha ia faturon Ramës si një nga 100 dështimet e tij si kryeministër në 8 vite. e.su./abcnews.al