Basha: 10 vite nga liberalizimi i vizave me BE, në 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve

schedule13:53 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 13:53 - 15 Dhjetor, 2020

Kryedemokrati Luzlim Basha ka kujtuar 10 vjetorin e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Basha në një bashkëbisedim me qytetarët është shprehur se 10 vite më parë arritëm stacionin e lëvizjes së lirë, dinjitetit të shqiptarëve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave.

Para 10 vitesh mori fund makthi i stërgjatur i familjeve në radhë për të marrë një vizë, vite e dekada të prindërve pa vizituar fëmijët e tyre në të 4 anët e globit. Sot 10 vite më parë Shqipëria arriti stacionin e lëvizjes së lirë, të dinjitetit për të lëvizur vetëm me pasaportë shqiptare në Shengen. 10 vite më parë ne realizuam një ëndërr. Ia vlen ta kujtojmë se kur nisëm punën shumica nuk e besonte se ajo ditë do të vinte. Një komb i rraskapitur në dyert e ambasadave, një mur i lartë njësoj si ai i Berlinit i ngritur në mes të familjeve të shumicës derrmuse të shqiptarëve. Ishte proces i vështirë i ndërlikuar, por ne ia dolëm ta bënim realitet lëvizjen e lirë.

LEXO EDHE: Basha: Edi Rama heshti 3 ditë për të manipuluar vrasjen e Klodian Rashës nga policia

Delegacioni i BE ka përmbledhur disa momente të veçanta të 15 dhjetorit 2010. U përmbushën 150 kushte, bashkëpunim i jashtëzakonshëm me BE, Europolin, policitë e tjera dhe policinë shqiptare. Pata nderin të shoqëroj grupin e parë të shqiptarët që lëvizën pa viza.Ia vlen ta kujtojmë e tregojmë çfarë mund të arrijmë ne bashkë kur kemi vizionin e qëllimin e duhur, ishin 150 kushte por ia dolëm t’i realizojmë në më pak se 2 vite, modernizuam kontrollin në kufi, dhamë garanci se heqja e vizave nuk do çonte në fluks azilkërkuesish, nuk i kalonte 430 individë numri i azilkërkuesve. Kjo ishte dëshmi e forcës së kombit tonë me lidership të duhur, të përkushtuar ndaj njerëzve, qeveri që punon për njerëzit, jo peng i një grushti kriminelësh apo oligarkësh që i ushqen me buxhetin e shtetit në kurriz të qindra mijëra shqiptarëve.

Jam krenar që kam bërë detyrën time, e kam provuar bashkë me ekipin qeverisës që asgjë s’na ndal për të arritur qëllimet më të mira nëse kemi prioritetet e duhura, nëse prioritet janë njerëzit, jo vetëvetja. Siç kemi punuar për të hequr vizat që askush nuk e besonte, kështu me një bashkim të ri të shqiptarëve do bëjmë të mundur edhe një hap tjetër të rëndësishëm siç është anëtarsimi i Shqipërisë në BE”, ka thënë Basha.e.su./abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!