Duke komentuar edhe njëherë pamjet e marra nga filmimet në veri të Kosovës, autorja e emisionit Ballkan Linda Karadaku në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që të qenurit në terren ofronte informacione të tjera, që nuk mund të jepeshin gjatë transmetimit.
‘Nëse ju shikoni këto pamje, shikoni kamionët që bllokojnë dy rrugët kryesore që të çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, shikojmë serbët që ruajnë barrikadat, doja që ti kishim këto pamje, nxjerrin njërë dorë për tu dukur. Komunikimi që ne kemi, ne afrohemi, shikojmë simbolet e tyre me tre gishta’, tha Karadaku.
Sipas Karadakut, barrikadat janë vendosur dhe hequr edhe më parë, por ajo që mungon në politikën aktuale është një dialog i strukturuar me serbët e veriut të Kosovës./Abcnews.al/