Barrierat e rrugës “shoshë” nga plumbat, mbi 50 gëzhoja në vendngjarje, çfarë la pas atentati me 3 viktima

schedule17:37 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:37 - 17 Korrik, 2022

Breshëria e plumbave nga persona ende të paidentifikuar i mori jetën Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Makina e 3 të rinjve shpërtheu në flakë pas atentatit dhe si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda automjetit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti më shumë se 50 gëzhoja. Pas heqjes së makinës së djegur të viktimave dhe pastrimit të vendit duken qartë dhe pasojat e atentatit.

LEXO KËTU GJITHÇKA NGA ATENTATI NË FUSHË KRUJË

Në fotot e siguruara nga Abc shihen se barrierat mbrojtëse të autostradës Fushë-Krujë – Tiranë janë bërë “shoshë” nga plumbat.

Policia ka blinduar Tiranën dhe vijon kontrollet për kapjen e autorëve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!