Barish Sevgen, këngëtari turk i dashuruar pas Tiranës, publikon këngën e parë në shqip

schedule09:39 - 2 Prill, 2024

schedule 09:39 - 2 Prill, 2024

Një histori e veçantë është ajo e rrëfyer nga këngëtari turk në Barish Sevgen, në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”.

Ai ka treguar lidhjen e ngushtë më Shqipërinë dhe dashurinë që ka për Tiranën.

Sevgen u shpreh se ka dëshirë të jetojë përgjithmonë në Shqipëri.

Ai ka publikuar edhe këngën e parë në shqip “Ndjenja”, ndërsa u shpreh se teksti është bërë nga këngëtari Stine, ndërsa shtoi se ka miqësi edhe me këngëtarë të tjerë shqiptarë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!