Baresi zgjedh “fituesin” e Serie A: Inter e Juventus favorit, Milan-i im duhet të jetë më këmbëngulës

schedule15:57 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:57 - 24 Nëntor, 2023

Serie A premton spektakël këtë sezon, me “zikaltërit” e Inter, “bardhezinjtë” e Juventus dhe “kuqezinjtë” e Milan, që pritet të luftojnë deri në fund të sezonit, për titullin kampion, ku padyshim favoritët kryesor janë “Gjarpërit” e Milanos dhe “Zonja e Vjetër” torineze.

I të njëjti mendim është edhe “legjenda” e futbollit italian, Franco Baresi, i cili për prestigjiozen italiane, “Il Mattino” ka përmendur Inter e Juventus, si favorit për të fituar “Scudetto”-n, ndërsa Milan-i tij, duhet të jetë më ambicioz për të kapur kryesuesit.

“Duel mes Juventus dhe Inter deri në fund? Është ende herët për të thënë, por ata janë përpara dhe mund të kenë një avantazh. Milan-i im, nga ana tjetër, duhet të jetë ambicioz, duhet të mendojë gjithmonë pozitivisht dhe në fund do të nxjerrim përfundime”,- tha ish-mbrojtësi i Milan dhe Kombëtares italiane. /i.m /abcnews.al