Nicolo Barella ishte një nga protagonistët kryesorë të Interit në sezonin e fundit. Mesfushori fitoi titullin kampion me ekipin zikaltër, teksa është prej kohësh titullar edhe tek Italia.
24-vjeçarin sard e sheh në çdo cep të fushës, vrapon pafund, i bën mirë të dy fazat e lojës dhe vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje.
Jorginhos, kolegut të tij te kombëtarja italiane, i kujton Ngolo Kante, yllin francez të Chelsea, një nga mesfushorët më të mirë në planet.
“Barella ka karakteristika të ngjashme me Ngolo Kante. Të dy kanë potencë fizike, vrapojnë sa gjithë të tjerët bashkë për 120 minuta dhe mbulojnë shumë pjesë të fushës.
Më duhet ta theksoj se të dy më japin një ndihmë të madhe në rikuperimin e topave. Nicolo ngjan shumë me Kante“, deklaron Jorginho, i cili zbulon edhe idhujt e tij.
“I vogël shihja Ronaldon, Ronaldinhon dhe Kaka. Në moshën 13-vjeçare kisha një trajner, i cili më tërhoqi pak dhe më vendosi përpara mbrojtjes. Nisa të shijoj lojtarë si Pirlo dhe Xavi”, thekson mesfushori. /abcnews.al