Barella i “dashuruar” me Inter, “ylli” italian gati të rinovojë me “Zikaltërit”

schedule10:36 - 6 Mars, 2024

schedule 10:36 - 6 Mars, 2024

Është padyshim një “gur themeli”, në formacionin e “Zikaltërve” të Inter. Që prej kalimit të tij, në verën e vitit 2020, nga skuadra e Cagliari, për shifrën e 32.5 milionë eurove, “ylli” italian i mesfushës, Nicolo Barella ka shkëlqyer me fanellën e “gjigantëve” italianë dhe duket se do të vijojë të shkëlqejë për një kohë të gjatë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, performancat fantastike, të Barella në fushën e blertë kanë kënaqur jo pak bordin e “Zikaltërve”, me këta të fundit, që janë të gatshëm t’i “dhurojnë” një kontratë të re 27-vjeçarit dhe ky i fundit duket se është gjithashtu i gatshëm, për të qëndruar në “Meazza”, për një kohë të gjatë.

Mesfushori ka aktualisht kontratë që zgjat deri në 2026-ën, mirëpo, bordi i Inter dëshiron, që autori i 2 golave e 6 asistimeve këtë sezon të firmosë deri në verën e vitit 2028, si dhe kanë vendosur t’i bëjnë një rritje të lehtë page, mre 1.4 milionë eurosh, duke ia çuar në shifrën e 6 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!