Bare: Pësuam gola të evitueshëm, ja kush na vuri në vështirësi!

schedule23:10 - 17 Nëntor, 2019

schedule 23:10 - 17 Nëntor, 2019

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në takimin kundër Francës. Pas ndeshjes, futbollisti i Malaga foli për Supersport, ku nuk e shprehu zhgënjimin e tij. Në fjalën e tij, Bare tha: “Pësuam dy gola të evitueshëm dhe shumë shpejt.

Kur pëson dy gola, bie morali. Dua të theksoj se në pjesën e dytë, ata nuk na rrezikuan shumë, pothuajse ne kishim dhe rastet tona për të shënuar gol. Rezultati ky ishte dhe mbi të gjitha kjo është Franca dhe ka shumë kualitete.

I gjithë ekipi i tyre na vuri në vështirësi, luajnë me ekipe të mëdha. Të gjithë na vunë në vështirësi. Të them të drejtën, gjithmonë e mendoja se do e inaguronim me gol stadiumin e ri. Nuk ia dolëm, por shpresoj ta shënojmë shumë shpejt”./abcnews.al