Keidi Bare ishte padyshim një nga më të mirët për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Italisë, teksa në një moment pati edhe një sherr me Verrattin, të cilin e shpjegoi për SuperSport pas ndeshjes…
Çfarë ndodhi mes teje dhe Verrattit?
Janë nerva loje, por i lëmë gjithçka aty. Futbolli nuk është balet dhe pavarësisht asaj që ndodh në fushë, në fund i dhamë dorën njëri-tjetrit, dhe gjithçka mbaroi aty.
Çfarë nuk shkoi sot për Shqipërinë?
Italia është shumë e fortë dhe këtë e dimë të gjithë, por sot u ndëshkuam për disa gabime tonat. Megjithatë ekipi dha maksimumin deri në fund, ndonëse nuk ia dolëm. Megjithatë do të vazhdojmë të punojmë, për të bërë sa më mirë.
Ju vjen keq që shpërdoruam disa raste për të shënuar?
Po, na vjen keq, pasi ata i shfrytëzuan rastet e tyre, ndërsa ne i shpërdoruam. Në futboll fiton ai që shënon më shumë dhe sot këtë e bëri Italia. Duhet të analizojmë gabimet e sotme dhe të përmirësohemi në të ardhmen.