Bare në dyshim si “kuqezi”/ Mesfushori i kombëtares është i dëmtuar në Spanjë, Zaragoza njofton se lojtari për momentin është jashtë

schedule15:16 - 9 Nëntor, 2024

schedule 15:16 - 9 Nëntor, 2024

Dikur ka qenë i rëndësishëm.

Kedi Bare cilësohej si një nga shpresat e mesfushës së kombëtares, ndërsa pas shumë kohësh trajneri Sylvinho e ftoi në ekip.

Gjithsesi, rikthimi që nga marsi i këtij viti nuk duket se do të realizohet.

Trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez, deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në ligën e dytë se Bare nuk është në gjendje aq që të grumbullohet në ekip, jo më që të luajë futboll.

Njëzeteshtatëvjeçari është i dëmtuar prej dy javësh dhe nuk është aktivizuar te Zaragoza.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori thjesht do të paraqitet në kombëtare dhe pastaj mund të kthehet mbrapsh në Spanjë, ndonëse më parë do të kontrollohet nga stafi mjekësor i “Kuqezinjve”.

Bare kaloi një sezon të suksesshëm vitin e kaluar në Spanjë me Espanyol, duke u ngjitur në elitë, ndonëse nuk arriti të rinovonte kontratën.

Më pas, ra dakord me skuadrën e Real Zaragoza sërish në ligën e dytë.

Në kombëtaren shqiptare ka 29 ndeshje e dy gola, por që nga miqësorja me Italinë në nëntor të dy viteve më parë, ka luajtur shumë pak, si dhe nuk ka qenë i grumbulluar në 9 sfidat e fundit, duke mos u përzgjedhur as për në Kampionatin Evropian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!