Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bare me “valixhe në duar”, pas “Legjionarit” vihen ekipet spanjolle dhe një prej kampionëve të Evropës

schedule14:56 - 27 Qershor, 2024

schedule 14:56 - 27 Qershor, 2024

Prej katër sezonesh tashmë është pjesë e “Bardhebluve’ të Espanyol, mirëpo duket se aventura e tij në Katalunjë është pranë fundit, me “fantazistin” shqiptar të mesfushës, Keidi Bare, i cili ka rezuruar rinovimin me skuadrën e sapo ngjitur në LaLiga dhe pritet të nisë një aventurë të re, me dy ekipe spanjolle dhe një ekip grek, që janë vënë pas 26-vjeçarit.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit spanjoll, Arturo Diaz, mesfushorin e Kombëtares sonë kërkohet nga spanjollët e Rayo Vallecano e Leganes, por jo vetëm pasi në “gjurmët” e tij kanë rënë edhe kampionët në fuqi të Conference League, Olympiacos, me “gjigantët” grek, që e pëlqejnë shumë profilin e “legjionarit”.

Në sezonin e tij, që pritet të jetë i fundit, me skuadrën e Espanyol, Bare zhvilloi plot 42 sfida, mes kupës e divizionit të dytë spanjoll, LaLiga 2, ku arriti të asistojë në tre raste shokët e tij të skuadrës, si dhe t’i ndihmonte këta të fundit, në ringjitjen në elitën e futbollit “Iberik”, megjithatë për shkak të disa zgjedhjeve tekniku u la jashtë grumbullimit për finalet e Euro 2024, nga tekniku Sylvinho. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!