Bare: Espanyol pagoi mbi 2 milion euro për mua, kam ardhur te një ekip i madh

schedule08:58 - 27 Shtator, 2020

schedule 08:58 - 27 Shtator, 2020

Keidi Bare, mesfushori i Shqipërisë, u transferua nga Malaga tek Espanyol, një tranferim që i ka kaluar 2 milion eurot. Në një intervistë për Zona Gol, Bare ka folur më shumë për këtë transferim të tij, duke thënë: “Transferimi ka kapur 2 milion euro? Po, është shumë e vërtetë. Kartoni ka kushtuar 2 milion euro, plus 1 milion euro të tjera në formë bonusesh. Numrin nuk e kam zgjedhur ende, pasi për momentin jam në listën e pritjes.

Unë nuk mund të luaj nëse nuk ikën ndonjë prej mesfushorëve aktualë dhe po pres largimin e ndonjërit prej tyre këto ditë, që të përfshihem në ekip.

Unë besoj se kam ardhur në një ekip shumë të madh në Spanjë, pasi Espanypol është një nga 3-4 ekipet që ka qëndruar gjithmonë në la Liga. Jam i lumtur që jam këtu, pasi bëhet fjalë për një klub shumë të madh, me tradita dhe tifozëri shumë të mirë, ndaj shpresoj të rikthehemi menjëherë në La Liga.

Atletico? Është e vërtetë që më ka mbetur peng, por kurrë mos thuaj kurrë, pasi unë besoj se do të luaj shumë shpejt në La Liga dhe pse jo, një ditë të vesh sërish fanellën e Atleticos së Madridit.

Ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja e familjes, pasi kanë besuar te unë dhe më kanë sjellë edhe këtu në Spanjë, duke më ndihmuar e mbështetur. Jam shumë i lumtur që edhe unë e kam shpërblyer besimin e investimin e tyre, por jam me këmbë në tokë dhe dua të shkoj sa më lart”, u shpreh Bare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!