Trajneri Edy Reja është shqetësuar sërish. Pas Hysajt, Kumbullës e Gjimshitit, tashmë edhe një mesfushor i kombëtares është dëmtuar.
Keidi Bare është ai që shqëtëson trajneri italian të kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League në fund të muajit shtator.
Mesfushori fierak në ndeshjen e djeshme të Espanyol luajti vetëm 15 minuta. Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, por pati dhimbje dhe u zëvendësua.
Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një problem muskulor të Bares. Pas kontrolleve mjekësore do të zbulohet edhe shkalla e dëmtimit. / abcnews.al