Bardhi takim me sipërmarrësit në Elbasan: Me 25 prill do të çlirohen

schedule16:33 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:33 - 18 Shkurt, 2021

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarët në Elbasan.

Bardhi ka parë nga afër sfidat e sipërmarrësve të fabrikave, ndërsa është ndalur tek, një prej tyre Artan Halili duke parë edhe vijimësinë e aktivitetit dhe fitimet e nxjerra nga sipërmarrja.

Sipas Bardhit, kjo sipërmarrje me rreth 40 të punësuar, në këto 8 vite nuk ka siguruar mirëqenien për shkak të vështirësive nga transporti.

Më tej ai shton se më 25 prill, sipërmarrja do të çlirohet dhe biznesi në qytetin e Elbasanit do të marrë frymë.

Statusi:

U takova sot me Artan Halilin, i cili me shpirtin e sipërmarrjes ka krijuar një fabrikë e njësi prodhimi të plastikës, të tubave kryesisht, për t’u admiruar.

Ka rreth 40 të punësuar, pra 40 familje elbasanase që jetojnë e sigurojnë mirëqenien përmes këtij aktiviteti. Artani si shumë të tjerë, në këto 8 vite ka ngecur në vendnumëro. Me të drejtë ngre shqetësimin e rënies së fitimit, të shtimit të vështirësive dhe ngrirjes së eksportit. Ai e pret me entuziazëm programin që kemi ne, për vendosjen e taksës së sheshtë 9 për qind, dhe për reduktimin e nivelit të sigurimeve në 18 për qind. E sidomos, uljen e çmimit të naftës me 240 lekë për litër, që ndikon shumë në aktivitetin e tij, ku transporti zë një peshë jo të vogël.

Por mbi të gjitha, planin që kemi për thjeshtimin e procedurave, dhe zhdukjen e dhjetëra inspektoriateve që ia marrin frymën çdo ditë. Jemi angazhuar, për një moratorium 1 vjeçar, që asnjë nëpunës me vulë të shtetit të mos bëjë presion, derisa të kemi në fuqi një Kod Tatimor që përcakton qartë rregullat, dhe shmang korrupsionin e ryshfetin.

Shpesh, prodhuesit e sipërmarrësit, kërkojnë që shteti vetëm t’i lërë rehat. Imagjino që ne duam të bëjmë më shumë. T’u gjendemi në krah që ata të rrisin fitimet, të shtojnë investimet, të përmirësojnë teknologjinë, të hapin vende të reja pune.

Me 25 prill, sipërmarrja do të çlirohet. Biznesi në Elbasan do të marrë frymë. Shqipëria fiton! #ShqiperiaFiton

Ndërkohë Partia Demokratike, në një tjetër postim ka kritikuar qeverisjen Rama. Si kundërpërgjigje pas këtij të fundit i cili ka akuzuar opozitën duke e cilësuar si të paaftë në drejtimin e qeverisjes, shprehet se askush nuk ka më durim dhe Rama duhet të largohet që gjërat të ecin përpara.

“8 vite durim. 8 vite të lënë në baltë nga Edi. Po askush nuk ka më durim. Shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë. Edi duhet të largohet që gjërat të ecin para.  Më 25 prill, Edi do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, shkruan në rrjetin zyrtar të “Facebook” Partia Demokratike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!