“Bardhi s’ka shtëpi, Basha ka PD-në”, Kulluri: Në kushte normale, s’do të ishte kurrë pjesë e tryezave politike të partisë

schedule21:14 - 11 Janar, 2024

schedule 21:14 - 11 Janar, 2024

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në emisionin “Real Story” deklaratën e Gazment Bardhit për Lulzim Bashën, të cilin e cilësoi si personin që mbyti opozitën dhe kaloi nga dështimi në dështim. Ai tha se Bardhi, në kushte normale, s’do të ishte kurrë pjesë e tryezave politike të partisë.

“Më pëlqen flakë për flakë. Që të jesh flakë, flaka ndizet në oxhak, Bardhi është pa shpi kurse Basha e ka një shtëpi. Ka PD-në që drejton. Zgjedhja që bënë ata ishte e gabuar. Kanë bërë një gabim strategjik sepse ka luajtur apolitikisht, treguan se nuk është një grup politik por një grup përgjithësisht burokratësh të partisë, të cilët përfituan nga rënia e elitës së vjetër politike dhe mbyllja e derës e një elite të re që do të vinte natyrshëm nga viti 2017.

Kjo është gafa e rëndë e Bashës që nuk la një brez të dytë politikanësh të rriteshin, të cilët i zëvendësoi me disa burroktratë të tipit Bardhi. Do të them vetëm një ngjarje për të kuptuar se cfarë përfaqëson, Në garën e vitit 2018 për sekretar të përgjithshëm, Bardhi ka qenë në garë me dikë tjëtër dhe personi tek shkallët e PD-së, ku njerëzit shkonin në votim në Këshillin Kombëtar, i porosisnin aman mos votoni gabimisht për mua por vota për Gazin.

Pra, rivali i tij, kërkonte vota për Bardhin. Kjo është karriera e Bardhit. Historia ndjek njeriun si hije kudo. Pra, ne padashje, Basha ka bërë personazhe politike që në kushte normale në PD nuk do të ishin kurrë pjesë e tryezave politike të PD-së.”, tha Kulluri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!