Bardhi: Qeveria më e korruptuar, në 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin

schedule09:18 - 27 Janar, 2021

schedule 09:18 - 27 Janar, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet”, shkruan ai.

Gjithashtu ai shprehet se në 25 prill qytetarët shqiptarë do të votojnë për ndryshimin duke i treguar vendin qeverisë aktuale.

Statusi

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet.

Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij.

Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!