Bardhi: Prokuroria na dha të drejtë për Malajn, një kryebashkiak i paligjshëm më pak

schedule12:55 - 9 Qershor, 2020

schedule 12:55 - 9 Qershor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Prokuroria e Përgjithshme mbylli procesin e verifikimit për kryebashkiakun. Sipas organit të akuzës veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, dhe prokuroria e ka pushuar.

Lidhur me pretendimet e PD për heqjen e mandatit, prokuroria thekson se duhet ë shprehet KQZ. Ndërkohë, lidhur me këtë, Gazment Bradhi shprehet se pas 4 muajsh zvarritje prokuroria u ka dhënë të drejtë.

LEXO EDHE: Prokuroria konstaton se Agron Malaj u dënua në ’99, KQZ do të vendosë për mandatin

Sipas tij kryebashkiakut duhet ti hiqet mandati. “ Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.  Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal”, shprehet Bardhi mes të tjerash.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

  1. a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.

#ZgjedhjePaKrim

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!