Bardhi: Programi i PD-së do të sjellë normalitetin në vend

schedule12:10 - 5 Prill, 2021

schedule 12:10 - 5 Prill, 2021

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes “Qemal Stafa”, në këtë qytetet.

Bardhi deklaroi se modeli i ri i qeverisjes që do të vijë sipas tij pas 25 prillit do të sjellë rend, siguri dhe qetësi.

Gjithashtu ai shtoi se programi i PD do të krijojë kushte për punë e mirëqenie dhe do të sjellë normalitet në vend.

“Unë nuk dua të zgjatem shumë se çfarë kanë bërë këta në tetë vite, se ju e dini më mirë se sa unë, dhe se çfarë po bëjnë edhe këto ditë, nuk më shqetëson fare që kanë filluar disa investime, shumë mirë bëjnë që investojnë, do të duhet të kishin investuar në 16 vite që drejtojnë pushtetin lokal.

Nuk dalim ne kundër asgjëje që është në shërbim të njerëzve. Problemi është që njerëzit dinë ta dallojnë punën që bëhet për të hedhur hi syve dhe punën me taban, që ju ndihmon juve dhe familjet e juaja.

Secili prej nesh kërkon normalitet dhe ne do të kthejmë normalitetin në familjet e çdo shqiptari, duke nisur nga mbështetja për biznesin që do të gjenerojë vende pune për ata të rinj që kanë një profesion apo që përfundojnë shkollën e lartë, do të përqendrojmë energjinë tonë në rritjen e pensioneve dhe të pagave, do ta ulim çmimin e energjisë elektrike e do të zerojmë gjithë ato taksa dhe tatime që na i kanë futur në faturat e ujit dhe të energjisë, që nuk po dimë as se çfarë po paguajmë dhe as se çfarë shërbimesh po marrim.

Dhe ky që keni këtu në bashki ka filluar kopjon atë të Tiranës dhe s’ka lënë taksë pa futur te fatura e ujit, e ndërkohë që nuk merrni mbrapsht asnjë shërbim.

Prandaj, 25 prillin e kemi si sprovë të gjithë bashkë, sprovë që duke qenë përkrah njëri-tjetrit dhe me mbështetje për njëri tjetrin, do ja dalim me sukses dhe për këtë të jeni të bindur”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!