“Bardhi, mercenar i Saliut”, kandidatja e PD për Vaun e Dejës: Nuk kam frikë nga kërcënimet

schedule14:06 - 27 Prill, 2023

schedule 14:06 - 27 Prill, 2023

Klomentina Drini kandidatja e PD për Bashkinë e Vaut të Dejes në një intervistë për ABC News u shpreh se Gazmend Bardhi ka ardhur në Vaun e Dejes për të mbështetur Zef Hilën me urdhër të Berishës, për interesat e tij personal, ku në shpërblim po merr mbrojtjen e non gratës.

“Nuk e di cila është kostoja morale apo ekonomike ndaj zotit Hila. I bëri nder Sali Berishës që erdhi në Vaun e Dejes, Sali Berisha mendoj se duke ardh Gazmend Bardhi në Vaun e Dejes do ta zgjidhte fitoren, por nuk e zgjidh dot pasi njerëzit janë lodh në Vaun e Dejes prej kandidatit të tij. Drejtpërdrejtë nuk janë burra me thane që mbështes Sali Berishën se kanë frikë faktorin ndërkombëtarë, drejt më thënë.”

Drini tha se personalisht nuk i trembet presioneve por në këtë fushatë foltorja ka arritur deri aty sa po kërcënon elektoratit, duke i thënë se do u nxihet jeta sapo ato të vijnë në pushtet.

“Dhe mua sme tremb jo Sali Berisha por as Sali Berisha me 40 hajdutët që ka pas vetes. Unë nuk kam kthim pas, cilidoqofte presioni, edhe sikur të më cënojnë pjesëtarë të familje. E dinë të dy kandidatët që se haj presionin, pavarësisht se ccfarë mund të bëjnë intriga pas shpine. Me tepër është presioni që po i bëjnë elektoratit që po I thonë që kur të vijmë ne në pushtet skeni me pa dritën e diellit këtu”

Drini tha gjithashtu se deri më 17 maj kur të dali fituesi Vau i Dejes është një zonë e nxehtë.

“Jemi para faktit që mund të ndodhin edhe gjëra të tjera më të rënda. Po paralajmërojë që mund të ndodh cdo gjë. Ccdo ditë deri më 17 maj kur të dali fituesi. Ne jemi një zonë që ata luftojnë për karrigën sikur po luftojnë për jetën sepse pa pushtet nuk jetojnë.”

Ajo u ndal gjithashtu tek tre pikat e programit të saj, që përfshijnë transparencën, fuqizimin e gruas dhe zhvillimi ekonomik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!