Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë për “Real Story” në ABC News, tha se politikanë si Gazment Bardhi kur ndihen keq kalojnë në agresivitet.
Kujtojmë se të hënën në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS-nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, demokrati Ervin Salinaji kërkoi nxjerrjen nga arresti shtëpiak, ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Bardhit i qëlloi keq se mediat nxorën në sipërfaqe ka thënë për ato që ka thënë Bardhi, ku sot del në krahë më Flamur Nokën. Për atë punën e gazetarit, s’duhet harruar si politikanë si Bardhi, këta politikanë kur ndihen keq kalojnë në agresivitet dhe ky është Gazment Bardhi. Bardhi e ka të lehtë të japë një të pastruar supit, po problemi është kur bëhet shumë”, tha analisti. /abcnews.al