Bardhi: Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte miting, Berisha të tregojë faturat dhe shpenzimet

schedule16:29 - 6 Janar, 2022

schedule 16:29 - 6 Janar, 2022

Në një komunikim me gazetarët jashtë selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi që mediat duhet të kërkojnë transparencë të plotë për premtimet publike të Sali Berishës, siç tha ai.

Bardhi e cilësoi edhe njëherë si miting Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe tha se Berisha ende nuk ka dhënë përgjigje për transparencën e delegatëve dhe financimet.

Lexo edhe: Pamjet e votimit nga njësia nr.8, Bardhi: U konfirmua manipulimi i vullnetit të demokratëve, Berisha ka hallin e tij

“Çdo degë e partisë ka paraqitur para sekretariatit prova të plota të manipulimit. Ka degë partie ku numri i anëtarëve është më i lartë se vetë numri i anëtarëve të partisë në atë degë. Ne kemi zgjedhur të heshtim se interesi jonë është ai i demokratëve.

Ajo që unë pres me shumë dëshirë që secila media që i shërben të vërtetës është të trokasë në zyrën e zotin Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. E para për transparencë të plotë të delegatëve në mitingun e 11 Dhjetorit. Ju premtoi që shpenzimet dhe faturat do të ishin publik, madje do të informonte qytetarët se kush ishin financuesit, pas publikimit do të shikoni që është top lista e oligarkëve”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!