Bardhi iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Berishës, Xhaferraj: Respektoi vullnetin e demokratëve!

schedule13:37 - 7 Shkurt, 2024

schedule 13:37 - 7 Shkurt, 2024

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i ftuar në “Tirana Live” në ABC News foli edhe për kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi i cili iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Ai u shpreh se Bardhi respektoi vullnetin e demokratëve. Më tej u ndal te situata brenda PD-së, ku tha se opozita duhet të bashkohet rreth një lidershipi dhe alternative të re.

“Bardhi respektoi një dëshirë dhe vullnet të protestuesve, sa qe unë mund të them se opozita mund të bashkohet. Duhet të jetë kusht i nevojshëm, ne duhet të bashkohemi rreth një lidershipi dhe alternative të re. Kjo është thelbësore për opozitën dhe Shqipërinë. Është ndryshe të jesh opozitë dhe ndryshe të jesh opozitë dhe alternativë.

Problemi është që pse sot nuk kemi mijëra dhe qindra protestues? Dy janë, e para opozita nuk po bën detyrën saj. Dhe e dyta, deri diku, mazhoranca ka implementuar në Shqipëri ‘liberalizimin taktik’.”, u shpreh Xhaferraj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!