Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, në lidhje me programin e prezantuar të PD-së.
Rama në reagimin e tij shkruante “gjumë të ëmbël”, ndërkohë Bardhi në reagimin e tij në Facebook shkruan se ky është vetëm fillimi.
LEXO EDHE: Rama: Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011
“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.
Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi./abcnews.al