Bardhi i përgjigjet Berishës: Sulmet kundër demokratëve janë të padenja, por të padëmshme

schedule18:28 - 26 Janar, 2022

schedule 18:28 - 26 Janar, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmet Bardhi i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit akuzoi deputetin Agron Kapllanaj nga Patosi se sipas tij “është pasuruar duke fituar tendera miliona euro në bashkitë socialiste”.

Në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Kapllanaj, i cili komanduar nga Lulzim Basha si kryetar i PD Fier, është një nga demokratët më të votuar në Fier, ndërsa për Berishën shprehet se po braktiset nga demokratët.

Lidhur me akuzat për ndërtim pallatesh dhe kullash në PD, Bardhi shkruan se e vërteta që do të dalë shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Berishës sipas tij nuk e mbulojnë dot. Sipas Sekretarit të PD, asnjë “mashtrim i Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot. /abcnews.al