Presidenti, Bardhi i përgjigjet Berishës: Shpif për këdo që nuk është mburojë për familjen tënde

schedule18:32 - 18 Maj, 2022

schedule 18:32 - 18 Maj, 2022

Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se janë marrë peng nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit të ri. Përmes një reagimi në rrjete sociale Bardhi shkruan se sipas tij Berisha po poshtëron veten duke mos u ndaluar edhe pas shpalljes non grata nga SHBA. Në këtë mënyrë sipas Bardhit ai po përpiqet  të shpifë për këdo në PD “që nuk është mburojë e tij”.

Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde“, shkruan Bardhi si përgjigje për karikaturën e publikuar nga Berisha ku e pasqyronte Enkelejd Alibeajn dhe Bardhin e Ballën në lidhje me negociatat për zgjedhjen e presidentit.

/abcnews.al