Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi në një postim në rrjetet sociale ai paraqiti pasaportën e vulosur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, me pretendimin se hyn dhe del lirisht në shtetin grek.
Por sipas Bardhit, Kajmaku ka paraqitur pasaportën me emrin Agim Kajmaku. Bardhi thotë se kryebashkiaku i Vorës nuk hyn dot në shtetin grek me emrin Jorgo Toto pasi është i dënuar atje.
“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.
Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?
Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?
Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”, shkruan Bardhi në postimin e tij./abcnews.al