Bardhi: Berishën nuk e nxjerrim dot jashtë PD-së

schedule22:44 - 18 Prill, 2022

schedule 22:44 - 18 Prill, 2022

Gazment Bardhi është shprehur se në Partinë Demokratike nuk ka të përjashtuar apo pezulluar.

I ftuar në “Opinion”, Bardhi tha se Enkelejd Alibeaj është takuar me deputetin Flamur Noka dhe kanë rënë dakort që të kenë takime si grup, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se përse Berishën nuk e nxjerrin jashtë, Bardhi tha se angazhojnë rojet e sigurimit për askënd.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Çështja e të pezulluarve për mua është një çështje e ezauruar, ata janë pjesë e grupit perlamentar. Ka pasur takime dhe është rënë dakord që të gjithë të vijnë në mbledhje, dakord nuk është rënë vetëm për zotin Berisha

Fevziu: Pse s’e nxirrni jashtë?

Bardhi: Ka ardhur sigurisht, i është bërë me dije që në mbledhjen e parë që nuk është rënë dakord për të, por nuk mund të vëmë rojet e sigurisë që të nxjerrë askënd jashtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!