Bardhi: “Anti-KÇK” do dështojë, Rama sa herë ka hall shpik një ligj të madh

schedule14:18 - 31 Janar, 2020

schedule 14:18 - 31 Janar, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike shprehet se ligji “AntiKÇK” do të dështojë.  Numri dy i demokratëve e paralelizon atë me “Forca e ligjit”, ndërsa shton se: “Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh”.

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shprehet Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!