Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Bardhezinjtë” si “Zikaltërit”, Juventus pranë firmës me një lojtar në prag “skadence”

schedule15:42 - 8 Shkurt, 2024

schedule 15:42 - 8 Shkurt, 2024

Me ardhjen e “specialisit” të merkatos, Cristiano Guintoli, te “Bardhezinjtë” e Juventus mënyra e transferimit të lojtarëve, te kësaj të fundit ka ndryshuar jo pak, teksa në fokus janë vënë lojtarët premtues, si dhe afrimi i lojtarëve pa kosto ose e thënë ndryshe me parametra zero, ku duket se “Zonja e Vjetër” është pranë sigurimit të një emri të njohur për sulmin.

Bëhet fjalë për “fantazistin” brazilian, Felipe Anderson, me anësorin 30-vjeçar, të “Shqiponjave”, të Lazio, i cili nuk po gjen dot “gjuhën” e përbashkët me Presidentin Lotito, për të rinovuar kontratën e tij te “Bardhekaltërit” e kryeqytetit, duke përfunduar kështu në “radarët” e Juventus, me këta të fundit, që i kanë parashtruar një kontratë tejet fitimprurëse.

Plot 3.5 milionë euro në seozn, për 3 vitet e ardhshme. Kjo është oferta që “Zonja e Vjetër” ka gati për Felipe Anderson, me brazilianin, i cili siç theksuam tashmë ka 30 vite mbi supe e ndoshta ky mund të jetë shansi i tij i fundit, për të bërë një marrëveshje, të majme, si dhe me një klub të madh, në elitën e futbollit evropian, siç është edhe Juventus.



Vetë autori i 55 gola e 63 asistimeve, në 306 përballjet me fanllën e Lazio e pëlqen këtë lëvizje, megjithatë nga ana e tij, Lotito nuk ka bërë ende një lëvizje konkrete për rinovimin e kontratës së Anderson e nëse “numri 1” i “Shqiponjave” kryeqytetase barazon ofertën e “Zonjës së Vjetër”, nuk do të ishte çudi nëse braziliani qëndron në Romë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!