“Bardhezinjtë” kërkojnë finalen në “Ramon Sanchez Pizjuan”, formacionet zyrtare të sfidës Sevilla-Juventus

schedule19:48 - 18 Maj, 2023

schedule 19:48 - 18 Maj, 2023

Në orën 21:00 do të zhvillohet gjithashtu dhe gjysmë-finalja tjetër e UEFA Europa League, mes ku “andaluzianët” e Sevilla do të presin në mitikun “Ramon Sanchez Pizjuan”, “bardhezinjtë” e Juventus në një sfidë emocionuese.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i spanjollëve, Jose Luis Mendilibar ka vendosur të përdorë përballë italianëve skemën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “shtatlarti” maroken, Bono. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Acuna e Jesus Navas, me qendrën që mbulohet nga Gudelj e Loic Bade. Më të tërhequr në mesfushë janë Rakitic e Fernando, me treshen Gil-Oliver Torres-Ocampos, që janë përgjegjës për krjimin e rasteve të golit. Ndërkaq, i vetëm në majën e sulmit si zakonisht është “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur të përdorë formulën 3-5-1-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë polaku, Wojciech Szczesny e para tij në mbrojtje Federico Gatti, Bremer e Danilo. Në krahët e mesfushës janë vendosur Juan Cuadrado e Illing Junior, me Fagioli, Locatelli e Rabiot që mbulojnë qendrën. Më i avancuar do të jetë Moise Kean, i cili është vendosur në fushën e blertë pas “sulmuesit” kryesor, Angel Di Maria. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: