“Bardheblutë” nuk ndalen në merkato, Tirana nënshkruan me mbrojtësin francez

schedule22:36 - 3 Korrik, 2024

schedule 22:36 - 3 Korrik, 2024

Pas një sërë afrimesh në portë, mbrojtje dhe krahët e sulmit, “Bardheblutë” e Tiranës kanë siguruar shërbimet e një mbrojtësi lider për sezonin e ardhshëm, me 25-vjeçarin, suedes Mahamadou Dembele, i cili do të “dirigjojë” prapavijën e skuadrës së Bledi Shkëmbit për në edicionin 2024-2025, ku padyshim objektivi kryesor është rikthimi i rekordmenëve, në majë të futbollit shqiptar.

Dembele është prodhim i akadamesë së Paris Saint-Germain, teksa në karrierën e tij ka luajtur me ekipe të ndryshme, në kampionatë elitare, si Salzburg e Liefering në Austri, Fortuna Sittard në Holandë, Troyes e Pau, në Francë, teksa në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Seraing në elitën belge, ku zhvilloi 10 paraqitje, ku shënoi 2 gola në 9 ndeshje. si dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares U21, të Francës.

Francezi është bashkuar këtë të mërkurë, më “Bardheblutë” dhe do të provojë që të japë më të mirën e tij e të ndihmojë ekipin që në ndeshjet e Conference League, aty ku Tirana ashtu si vitin e shkuar do të përballet me një ekip gjeorgjian, si Torpedo Kutasi, me sfidën e parë që do të zhvillohet në Gjeorgji, më 11 qershor, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më pas në Tiranë. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i “Bardhebluve”:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!