Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka bërë një denoncim lidhur me një projekt të cilin e quan abuzues nga ana e një prej ministrave të qeverisë Rama.
Spahia ka publikuar disa foto që sipas tij i përkasin një projekti të hartuar për llogari të ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi për të pasur ambiente relaksi në tarracën e institucionit që ai drejton.
Ai thotë se lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, edhe vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore.
“Ja si shpenzohen per luks qeveritar taksat e shqiptareve!
Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm;
ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?
Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij!
Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!”, shkruan Bardh Spahia./abcnews.al
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2688184371508946&set=pcb.2688184578175592&type=3&theater

