Ish-deputeti i Partisë demokratike Bardh Spahia i është përgjigjur Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për çështjen e maskave.
Teksa ministrja publikoi sot një video solidarizuese, Spahia shprehet se pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video.
Ish-deputeti i ka kërkuar edhe njëherë ministres të marrë në konsideratë planin e opozitës ku mes të tjerash kërkohet shtimi i numrit të testimeve, maskat falas etj.
LEXO EDHE: Manastirliu apel qytetarëve: Mos harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Mbroni veten e të tjerët
Reagimi i plotë:
Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.
Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.
Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!
Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!
Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!
Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!
Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!
Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.
COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit.
g.v/abcnews.al