Bardella i thotë “jo” dërgimit të trupave dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

schedule15:55 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:55 - 19 Qershor, 2024

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë së Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella doli kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

Ai, megjithatë, favorizoi qëndrimin që Franca duhet të vazhdojë të dërgojë municione në Ukrainë.

“Ndryshe nga presidenti Emmanuel Macron, unë jam kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë,” tha ai.

Bardella përjashtoi gjithashtu dërgimin e raketave me rreze të gjatë që mund të godasin tokën ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!