Barcelona nuk mjaftohet vetëm me Kounde, katalanasit nuk heqin dorë nga dy lojtarët e Chelsea

schedule16:55 - 27 Korrik, 2022

schedule 16:55 - 27 Korrik, 2022

Barcelona po tregohet mjaft aktive gjatë kësaj merkatoje vere. Pas zyrtarizimeve të Kessie, Christensen, Raphinhas, Lewandowskit dhe rinovimit të Dembele, akoma drejtuesit po punojnë për lojtarë të tjerë që Xavi Hernandez ka kërkuar ti ketë nën urdhra.

Blaugranët janë të bindur se nënshkrimi i Jules Koundes nuk do të jetë i fundit edhe përkundër probleme të tyre financiare.

Jordi Alba për momentin nuk ka konkurrencë dhe e shohin si pikë dobësie krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas gazetës “Marca”, kjo ka bërë që ata të mos heqin dorë nga dyshja e Chelseat, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta.

Azpilicueta do të shtonte shkathtësinë pasi mund të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe si qendërmbrojtës nëse është e nevojshme. Ndërkohë, Alonso ka një rol më specifik në krahun e majtë.

Ka pasur shenja se Chelsea është ‘irrituar’ nga Barcelona. Komentet e fundit të Thomas Tuchel e konfirmojnë këtë dhe jo vetëm për garën për të nënshkruar me Kounde.

Blutë gjithashtu ishin të pakënaqur që katalanasit morën Andreas Christensen si lojtar të lirë dhe më pas kërkuan të nënshkruanin me Azpilicueta me të njëjtën metodë.

Por, Barcelona këmbëngul se ata janë në marrëdhënie të mira me Chelsean dhe burime në “Camp Nou” thonë se ata kanë komunikim të mirë dhe të rrjedhshëm me skuadrën nga Liga Premier.

Nëse Barcelona nënshkruan me Azpilicueta dhe Alonso, ata do ta konsiderojnë biznesin e tyre veror të përfunduar. Nëse ata nuk i transferojnë, do të kërkohen opsione alternative për krahët e mbrojtjes. /f.a/abcnews.al