Barcelona mbyll merkaton për mesfushorë/ Trajneri Flick: Kemi disa të dëmtuar, por do të rikthehen

schedule18:03 - 7 Gusht, 2024

schedule 18:03 - 7 Gusht, 2024

Barcelona nuk do të kërkojë të nënshkruajë mesfushor të ri.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flick deklaroi se “blaugranat” kanë për momentin disa mesfushorë të dëmtuar, por pas dëmtimit, do të jenë të gatshëm.

“Hansi Flick sugjeron që Barça nuk do të nënshkruajë me mesfushorin e ri: “Ne kemi disa lojtarë cilësorë në mesfushë, disa prej tyre janë të lënduar tani, por ata do të kthehen…”. Mendoj se jemi të mbuluar mirë në atë pozicion”, raporton gazetari sportiv, Fabrizio Romano në Facebook./abcnews.al