Barcelona vuan, por shpërblen parashikimet në debutimin e saj në këtë edicion të Champions League.
Kampionët spanjollë fituan 2-1 në transfertën e vështirë kundër Njukasëll, falë Marcus Rashford, që kujtoi kohët e tij të arta.
Sulmuesi anglez ishte autori i dy golave të triumfit për skuadra katalonjase, duke iu përgjigjur sipas mënyrës së tij të gjitha dyshimeve dhe polemika për transferimin e tij në merkaton e verës.
Por për të marrë skenën, Rashford duhet të priste pjesën e dytë.
E para u mbyll pa gola, ndërsa pas pushimit, sulmuesi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 58-të.
Po vetë, vetëm nëntë minuta më pas anglezi dyfishoi shifrat me golin e qetësisë për kampionët e La Liga.
Njukasëll provoi të ndryshonte fatin e ndeshjes, por arriti të gjejë vetëm golin e nderit në limitet e kohës së rregullt me Murphy.
Në fund festa isshte për Barcelonën, që mori një fitore të merituar për atë që dha në fushën e lojës.
Skuadra e Flik dominoi në të gjithë komponentët, duke kontrolluar topin më shumë se 64% dhe duke provuar më shumë për të gjetur portën kundërshtare.
Me këtë fitore, kampionët spanjollë konfirmojnë parashikimet që i vendosin ata mes favoritëve në garën për trofeun në këtë edicion të turneut më të rëndësishëm të futbollit europianpër klube.

