Ilaix Moriba u bë çështje te Barcelona, pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës. Mesfushori qendror ka marrëveshje deri më 30 qershor 2022 dhe katalanasit po detyrohen ta shesin 18-vjeçarin.
Mundo Deportivo shkruan se Barcelona ka rënë dakord së fundmi për ta shitur Moriba te RB Leipzig për 15 milion euro.
Në marrëveshje do të ketë edhe bonuse, ndërkohë që të dy klubet po tentojnë ta konkretizojnë kalimin e Moriba në Gjermani që sot. Mesfushori pritet të firmosë për 5 vite. /abcnews.al