Janë mbyllur 4 ndeshjet e orën 18:45 të Europa League, ku sfida mes Barcelonës dhe Napolit është mbyllur në barazim 1-1.
Ishte skuadra italiane ajo e cila kaloi në avantazh në pjesën e parë të sfidën me atë në Zielinskit, ndërsa katalanasit e Xavit arritën të barazonin në pjesën e dytë me anë të Torres me penallti.
Rangers ka “shkatërruar” skuadrën e Borussia Dortmund me rezultatin e thellë 4-2, duke surprizuar jo pas gjermanët. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll me avantazhin 2-0 të Rangers, por në pjesën e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë, me verdhezinjtë që nuk mundën të përmbysnin rezultatin përballë dëshirës së Rangers.
Edhe skuadra e Regi Lushkjes arrit të marrë një fitore në shtëpi 2-0 përballë Braga, duke siguruar kështu një fitore shumë të rëndësishme në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi drejt trofeut të Europa League.
Gjithashtu fitore arriti edhe Betis përballë Zenit me shifrat 3-2. Vlen të theksohet se të 5-të golat u shënuan në pjesën e parë të takimin, ndërsa pjesa e dytë nuk arriti të kishte një ndryshim rezultati me skuadrat që u “dakortësuan” me rezultatin.
Rezultatet e 4 ndeshjve të luajtura:
/f.a/abcnews.al