Si pjesë e punimeve të rinovimit rreth Camp Nou, Barcelona planifikon ta kthejë rezidencën e vjetër La Masia në një muze kushtuar ekskluzivisht Lionel Messit, thotë Diario AS.
Kjo është ndërtesa në fjalë.
Ndërtesa është mjaft e vjetër, që daton në vitin 1702, por klubi nuk mund ta prishë atë apo edhe të ndryshojë dukshëm pamjen e saj pasi është shpallur pjesë e trashëgimisë arkitekturore të Katalonjës. Klubi e bleu atë në 1950.
Në vend të kësaj, Barcelona planifikon të bëjë disa ndryshime në brendësi dhe ta transformojë atë në një muze gjithëpërfshirës të teknologjisë së lartë kushtuar lojtarit të saj më të madh.
Muzeu jo vetëm që do të tërheqë shumë fansa dhe kështu do të sjellë të ardhura, por do të shërbejë edhe si një gjest vlerësimi për Messin. Të dy aspektet janë veçanërisht të rëndësishme tani kur Barça po përpiqet të rikthejë Leon në klub.
Më parë, katalanasit planifikonin ta përdornin ndërtesën si një vend për takime dhe darka zyrtare. Megjithatë, kthimi i rezidencës La Masia në një muze për produktin e saj më të madh duket si një përdorim më i mirë i ndërtesës.
Burimi: AS