Romelu Lukaku është goditja më e mirë e Interit në verën e vitit të kaluar. 65 milion euro paguan zikaltrit në arkat e Manchester United dhe bomberi belg ka shpërblyer besimin e drejtuesve, duke u kthyer në idhullin e tifozëve.
23 gola në Serie A shënoi 27-vjeçari që në sezonin e tij të parë në Itali, teksa ka realizuar edhe 2 gola në Kupën e Italisë, 2 në Champions League dhe 3 në Europa League.
Shifra të jashtëzakonshme, që e konfirmojnë goleadorin e Interit. Rrjetën e gjeti edhe të mërkurën kundër Getafes. Djemtë e Contes fituan 2-0 dhe u kualifikuan në çerekfinale, aty ku do të përballen me Bayer Leverkusen.
Inter 1-0 Getafe (Lukaku) delivers a stunning finish to give Inter the lead. pic.twitter.com/yBDfGGdvuZ
— InterCoppaItaliaVids (@CoppaVids) August 5, 2020
Lukaku zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 33-të, duke barazuar një rekord 15-vjeçar. Kjo ishte ndeshje e tetë radhazi në Europa League që bomberi shënon, duke llogaritur edhe periudhën te United.
Me golin kundër ekipit spanjoll, sulmuesi zikaltër ka barazuar Alan Shearer. Legjenda angleze realizonte në tetë sfida radhazi të këtij kompeticioni në sezonin 2004/2005 kur ishte pjesë e Newcastle.
Shearer shpallej golashënuesi më i mirë i turneut me 11 gola, teksa CSKA e Moskës triumfonte 3-1 në finalen e madhe kundër Sportingut të Lisbonës. /abcnews.al
8 – Romelu #Lukaku has scored in his last eight Europa League matches, equalling the longest streak in the competition (including UEFA Cup) set by Alan Shearer in 2005. Sniper. #InterGetafe pic.twitter.com/jyjKLRYZ15
— OptaPaolo (@OptaPaolo) August 5, 2020