Nuk pritej aspak një rezultat i tillë, sidomos pasi morën avantazhin që në minutat e para të sfidës.
Ashtu si “Bardheblutë” e Tiranës, edhe “gjigantët” e tjerë të kryeqytetit, Partizani nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, në “Elbasan Arena”, ndaj maletzëve, të Marsaxlokk, në sfidën e tyre hapëse, të kësja “fushate” kualifikuese, për në Conference League.
Të dy golat erdhën brenda 15 minutave të para të sfidës, teksa ishte fillimisht kapiteni i “Demave”, Valentino Murataj, i cili dërgon në rrjetën e kundërshtarëve topin, duke i dhuruar avantazhin, skuadrës së tij e më pas Yuri barazon gjithçka për maletezët, ku pavarësisht rasteve të shumta të shënimit që pati ndeshja, rezultati mbeti i pandryshuar.
Falë këtij rezultati aspak të kënaqshëm, nënkampionët e Orges Shehit duhet të përgatiten edhe më shumë për sfidën e radhës, ku në transfertën malteze do të vendosin përfundimisht emrin e skuadrës që do të kalojë në raundin tjetër, aty ku i presin gjeorgjianët e Iberia 1999. /i.m /abcnews.al