“Barazimi, rezultat i drejtë”, kapiteni Ismajli: Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshje, më pas dominuam

schedule23:28 - 16 Nëntor, 2024

schedule 23:28 - 16 Nëntor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Pas ndeshje nuk kishte si të mungonte edhe një koment nga kapiteni Ardian Ismajli, i cili vuri në dukje vështirësitë që skuadra pati në fillimin e ndeshjes, teksa më tej theksoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide.

“Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshjes. Çekët na dominuan, pastaj e morëm nën kontroll. Rrezikuam me Laçin, në pjesën e dytë ishim ne më dominues. Në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, ato dy shtyllat, në pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, luajtëm më shumë me topin. Kur e shikon realisht ndeshja ishte për barazim.

Kur një sulmues shënon 2 gola, duket sikur kemi vuajtur. Sot e kemi njohur më mirë kundërshtarin, ai sulmues ishte hera e parë që luante kundër nesh në ndeshjen e parë, ndërsa sot i morëm masat dhe ia dolëm”,- deklaroi Ismajli. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!