Barazimi në derbi, Pirlo: E mbushëm kupën, kam një paralajmërim për ekipin

schedule21:58 - 3 Prill, 2021

schedule 21:58 - 3 Prill, 2021

Derbi mes Torinos dhe Juventusit, përfundoi në barazim 2-2. Loja e bardhezinjve është e dobët, teksa ekipi ka humbur edhe forcën që e ka karakterizuar gjithmonë, duke vënë në rrezik si asnjëherë tjetër kualifikimin në Champions League.

Trajneri Andrea Pirlo u shfaq i zhgënjyer pas barazimit në derbi. Rezultatin e konsideron negative, teksa komenton edhe gabimet e lojtarëve të tij, për të cilët ka një paralajmërim.

Si mund të jesh i lumtur kur nuk fiton? Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar. E dimë dhe është pikërisht kjo që po përpiqemi të bëjmë. Duhet të rikthehemi të fitojmë ndeshjet, vetëm fitoret të japin qetësinë e nevojshme.

Nuk jemi aspak të kënaqur me mënyrën se si po shkon sezoni ynë, po lëmë shumë pikë rrugës. Fatkeqësisht, ne jemi ata që po ia komplikojmë gjërat vetes. E nisëm mirë ndeshjen, kaluam në avantazh dhe po e interpretonim mirë ndeshjen.

Më pas pësuam golin e parë. E kishim menduar ndryshe pjesën e dytë, por kaluam në disavantazh dhe gjithçka u bë më e vështirë. Goli i pësuar në fillimin e pjesës së dytë? Janë gabime që po i përsërisim pak si shumë…

E humbasim përqendrimin. Duhet të kuptojmë se ndodhemi në një moment vendimtar të sezonit dhe nuk mund të qëndrojmë për asnjë moment të papërqendruar“, deklaroi trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!