Barazimi ndaj Paraguajit kushton shumë, tekniku i kombëtares latine jep dorëheqjen

schedule12:36 - 17 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 17 Nëntor, 2023

Kili nuk shkoi më shumë se barazimi i “bardhë”, 0 me 0, ndaj përfaqësueses së Paraguajit, në përballjen e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës kualifikuese të Kampionatit Botëror të futbollit, të vitit 2026, barazim ky, që i ka kushtuar shumë teknikut Eduardo Berizzo.

Tekniku argjentinas u paraqit 1 orë me vonesë, në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, aty ku dha dhe lajmin se pas një takimi me Presidentin e Federatës Kilian të Futbollit ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 16 përballjesh me përfaqësuesen latine, ku arriti të regjistrojë 4 fitore, 6 barazime e 6 humbje.

“Sapo fola me presidentin dhe shpreha dëshirën time për të lënë detyrën. Rezultatet nuk ishin ashtu siç pritej dhe ne duhet të dimë t’i njohim ato. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan me mua dhe lojtarët që u përkushtuan në këtë rrugëtim. Shanset për t’u kualifikuar ekzistojnë dhe janë të paprekura. Ishte një nder të drejtoja kombëtaren”,- u shpreh argjentinasi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!