Gjithçka ka shkuar “vaj” për “violët” e Firences, teksa mbrëmjen e sotme i ka mjaftuar vetëm një barazim ndaj Cremonese në “Artemio Franchi”, për t’iu bashkangjitur “zikaltërve” të Inter, në finalen e madhe të Kupës së Italisë.
“Fati” i finalistit u caktua që në ndeshjen e parë me “violët” e Fiorentina që triumfuan me rezultatin e pastër 0 me 2 në “shtëpinë” e Cremonese, duke “vulosur” emrin e tyre si ekipi i dytë në finalen e madhe të “Stadio Olimpico”.
Tashmë e vetmja gjë e mbetur për të përcaktuar fituesin e këtij viti të Kupës së Italisë është përballja e 24 majit mes Inter e Fiorentina në “Stadio Olimpico”, një ndeshje plot spektakël ku “zikaltërit” do të kërkojnë të “mbrojnë” titullin, teksa kujtojmë se dhe edicioni i shkuar u fitua nga Inter, ku mundi në finalen “rivalët” e Juventus me rezultatin 4 me 2. /i.m /abcnews.al