Atletico Madrid mori një pikë në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ‘’Mestalla’’ kundër Valencias. Madrilenët kaluan dy herë në avantazh, por vendasit arrritën të barazojnë duke e mbyllur sfidën në shifrat 2-2. Trajneri I Atleticos, Diego Simeone, është I kënaqur nga sfida dhe I vjen keq për pikët e lëna nga ekipi I tij.
‘’Ishte një ndeshje e bukur. Të dyja ekipet po bënin maksimumin për ta fituar ndeshjen. Ata na barazuan dy herë, por unë po largohem me një ndjesi të mirë nga loja e ekipit tim. Por, gjithashtu po largohem i inatosur se përse nuk fituam dhe po hummbasim shumë pikë në ndeshjet e fundit,’’ deklaron tekniku argjentinas pas sfidës.
‘’Nuk jemi ai ekipi i disa viteve më parë. Tashmë sulmojmë ndryshe, por dhe mbrojmë ndryshe. Nuk kemi të njëjtat karakteristika si më parë. U munduam, por prapë një ndeshje e bukur,’’ mbyll Simeone. Atletico renditet në vendin e katërt me 40 pikë, 12 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Real Madrid, i cili ka dhe një ndeshje për të luajtur. /abcnews.al